Loading…

SHBA veto rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza

  • 08/12/2023 | 22:44

SHBA veto rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë vënë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në luftën midis Izraelit dhe organizatës terroriste palestineze Hamas në Gaza.


13 anëtarë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të një projekt-rezolute të shkurtër, të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Britania abstenoi. Votimi erdhi pasi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri një lëvizje të rrallë të mërkurën për të paralajmëruar zyrtarisht këshillin prej 15 anëtarësh për një kërcënim global nga lufta e gjatë dymujore.

“Nuk është çështje rreth izolimit. Është një çështje rreth asaj që ne mendojmë se është më e mira për t’i dhënë fund këtij konflikti sa më shpejt të jetë e mundur dhe gjithashtu për të ndihmuar në lehtësimin e më shumë ndihmave humanitare që shkojnë në Gaza. Ne nuk mund të këputim gishtat dhe konflikti ndalet. Kjo është një situatë shumë, shumë e vështirë”, u tha gazetarëve zëvendësambasadori i SHBA-së në OKB, Robert Wood, përpara votimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundërshtojnë armëpushimin sepse besojnë se nga ai do të përfitonte vetëm Hamasi. Uashingtoni në vend të kësaj mbështet pauzat në luftimet për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

“Kjo vetëm do të mbjellte farën e luftës së radhës pasi Hamas nuk ka fare dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme” ka thënë ambasadori amerikan Wood.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë