Loading…

SHBA’ja dërgon edhe 11 helikopterë Mi-17 në Ukrainë, të gatshëm për t’u bërë ballë rusëve

  • 21/06/2022 | 22:33

SHBA’ja dërgon edhe 11 helikopterë Mi-17 në Ukrainë, të gatshëm për t’u bërë ballë rusëve

Forcat e Armatosura të Ukrainës do të marrin edhe 11 helikopterë transportues Mi-17 nga Shtetet e Bashkuara, në vazhdën e ndihmave të shumta që viktima e agresionit rus ka pranuar nga shteti më i fuqishëm në botë, shkruan Gazeta Metro.


Helikopterët që tash do të dërgohen drejt Ukrainës, fillimisht ishin caktuar më parë për Forcat Ajrore të Afganistanit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar në Twitter pamjet e para të helikopterëve teksa përgatiten për udhëtim.

Helikopterët do të dërgohen me aeroplan transporti ushtarak C-17 Globemaster III nga baza Davis-Monthan në Arizona./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë