Loading…

SHBA’ja fiton rastin në Britani për ekstradimin e Julian Assanges

  • 10/12/2021 | 11:44

SHBA’ja fiton rastin në Britani për ekstradimin e Julian Assanges

Shtetet e Bashkuara e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange, për t’u përballur me akuza kriminale, përfshirë shkeljen e një ligji të spiunazhit dhe komplotimin e hakimit të kompjuterëve qeveritarë.


“Gjykata e lejon ankesën”, tha gjykatësi Timothy Holroyde, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një pako të garancive Britanisë rreth ndalimit të Assange-s, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë australianin për 18 raste rreth publikimeve të një numri të madh të dokumenteve konfidenciale ushtarake dhe kabllove diplomatike, për të cilat thonë se e kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

ShBA-ja kishte paraqitur ankesë kundër një vendimi të Gjykatës së Qarkut të Londrës më 4 janar, sipas të cilit Assange nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sepse ka gjasë që të kryejë vetëvrasje në një burg amerikan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë