Loading…

SHBA’ja i dhuron donacion autoblinda FSK’së

  • 05/06/2021 | 23:58

SHBA’ja i dhuron donacion autoblinda FSK’së

SHBA’ja i ka dhuruar në formë donacioni Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) autoblinda të tipit ASV M1117.


Lajmin për diçka të tillë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi. Ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj, gjatë inspektimeve në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, njoftoi edhe për donacionin.

“Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së”, u deklarua në njoftim.

Supozohet se autoblinda “M1117” është nga mjetet e para ushtarake amerikane që u ndërtua për rezistencë ndaj minave.

M1117 ASV përdoret nga ushtria për policinë e saj ushtarake dhe mbrojtjen e kolonave, si dhe për ekipet e vëzhgimit të luftimeve. Është një automjet me rrota 4X4 mjaft i lëvizshëm dhe i mbijetueshëm.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë