Loading…
SHBA’ja i jep ultimatum Erdoganit për sistemin raketor rus
  • 09/06/2019 | 21:01

SHBA’ja i jep ultimatum Erdoganit për sistemin raketor rus

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë afat Turqisë që deri në fund të muajit korrik të vendosë mes blerjes së aeroplanëve amerikanë apo sistemit mbrojtës rus, transmeton Gazeta Metro.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i ka vendosur ultimatum përmes një letre që ia ka dërguar homologut të tij turk, Hulusi Akar.

Përmes kësaj letre, Shanahan deklaroi se Turqia nuk mund t’i posedojë aeroplanët e avancuar amerikanë F-35 dhe sistemin rus S-400, i cili gjatë muajve të fundit ka nxitur tensione mes dy aleatëve të NATO-s.

SHBA-ja ka argumentuar se sistemi rus nuk përkon me sistemin mbrojtës të NATO-s dhe kërcënon sigurinë, transmeton KTV. Për këtë shkak dëshiron që Turqia ta blejë sistemin mbrojtës amerikan të njohur me emrin “Patriot”.

Turqia ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 100 aeroplanëve F-35, derisa është marrë vesh edhe me Rusinë për sistemin raketor S-400.

Pentagoni beson se nëse Turqia blen aeroplanët amerikanë dhe sistemin rus – teknikisht do t’i gjente dobësitë e aeroplanëve – do t’i vinte në rrezik pilotët amerikanë.

Në letrën e Shanahanit thuhet se SHBA-ja është e zhgënjyer që ka mësuar se personeli turk është dërguar në Rusi për t’u stërvitur me sistemin S-400.

“Turqia nuk do t’i marrë aeroplanët F-35, nëse vendos për blerjen e sistemit S-400. Ende keni kohë që të tërhiqeni nga marrëveshja me Rusinë”, thuhet në ultimatumin e SHBA-së.

Shkaku i mosmarrëveshjes, aeroplanët ende nuk janë dërguar në Turqi dhe pilotët turq ende nuk janë stërvitur me këta aeroplanë, përkundër marrëveshjes që të udhëtojnë drejt SHBA-së për stërvitje.

E, gjatë javës së kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se shteti i tij ishte i vendosur për ta respektuar marrëveshjen e blerjes së sistemit rus S-400.

Sistemi S-400, i njohur me emrin “Triumf”, është njëri prej më të sofistikuarve në botë.

Ka një rreze veprimi deri në 400 kilometra dhe posedon sistemin e integruar për rrëzimin e 80 caqeve në të njëjtën kohë.

Rusia kishte deklaruar se ky sistem mund t’i rrëzojë dronët më të vegjël e deri te raketat me rreze të gjatë veprimi../gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/08/2019 | 19:30
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë