Loading…

SHBA’të dhe Franca kanë mospajtime sa i përket Iranit

  • 26/06/2019 | 14:45

SHBA’të dhe Franca kanë mospajtime sa i përket Iranit

Shtetet e Bashkuara Amerikës nuk janë të interesuar të kenë dialog me Iranin pa marrë parasysh se Presidenti Trump insiston të ulet për bisedime sipas burimeve nga departamenti i mbrojtjes francez, transmeton Gazeta Metro.


Dallimet mes qëndrimeve të SHBA’ve dhe Francës janë të ditura, e janë bërë të qarta edhe nga Ministri i Jashtë qarta edhe nga Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, i cili ka deklaruar se konsideron se Irani i është përmbajtur marrëveshjes bërthamore të 2015.

Blloku i evropian i nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore, Franca, Gjermania dhe Britania deri tani kanë provuar të ndërmjetësojnë mes amerikanëve dhe iranianëve duke bërë thirrje për përmbajtje. Javën e kaluar i ashpërsuan fjalët ca kur dërguan notë diplomatike Iranit duke e paralajmëruar se nuk është aspak e lëvizje e mirë kërcënimi e nuk do të i përmbahen kufizimeve të marrëveshjes bërthamore.

Sipas rrjetit televiziv amerikan CNN dhe burimeve të tyre të paemëruara sot kanë njoftuar se amerikanët nuk janë të interesuar të bisedojnë me Iranin. Të njëjtit kur janë pyetur se a do të renditeshin me koalicionin anti-Iran të cilin po provojnë të krijon administrata amerikan, u deklaruan se “edhe pse e konsiderojmë se jemi aleatë të mirë, nuk do të përcjellim automatikisht vijën e Washington për Iranin”. Burimi shtoi edhe se “ne kemi synimet tona, interesin tonë”.

Nëse ka konfrontim mes Iranit dhe SHBA’ve a do të bashkëngjiteshin, burimi i tyre ka thënë se nuk janë ende në këtë pikë.

Industria franceze e prodhimit të automjeteve ka pësuar rënie pas ri vendosjes së sanksioneve nga amerikanët ndaj Iranit, afër 70 për qind e automjeteve të kompanive franceze, Renault dhe Peugeot prodhoheshin në Iran.

Aleatët e NATO’s takohen sot në takimin e ministrave të mbrojtjes në Bruksel, ku ministri i mbrojtjes së Francës, Florence Parly ka rastin të bisedojë me ushtruesin e detyrës së sekretarit të mbrojtjes së SHBA’ve, Mark Esper./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë