Loading…

SHBA’të e Talibanët afër marrëveshjes: Negociojnë propozimin për zvogëlim të dhunës

  • 13/02/2020 | 18:56

SHBA’të e Talibanët afër marrëveshjes: Negociojnë propozimin për zvogëlim të dhunës

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA’së, Mark Esper tha se SHBA’të dhe Talibanët kishin negociuar një propozim për ulje të dhunës gjatë një jave të tërë, transmeton Gazeta Metro.


Burimet kishin thënë se një marrvëeshje paqeje amerikane-talibane mund të nënshkruhet këtë muaj nëse talibanët ulin dhunën, e cila mund të çojë në një tërheje eventuale të trupave amerikane nga Afganistani.

”SHBA dhe Talibanët kanë negociuar një propozim për ulje të dhunës gjatë 7 ditëve”, u tha Esper gazetarëve gjatë një konference shtypi në Bruksel në selinë e NATO’s.

“Unë jam këtu sot duke u konsultuar me aleatët në lidhje me këtë propozim, dhe kemi pasur një seri takimesh produktive bilaterale dhe kolektive për rrugën përpara,” shtoi ai.

Bisedimet ishin bllokuar pjesërisht me një kërkesë të SH.B.A. që kryengritësit të binin dakord të ulnin ashpër dhunën si pjesë e ndonjë marrëveshje tërheqjeje të trupave amerikane. Ka rreth 13,000 trupa amerikane si dhe mijëra personel të tjerë të NATO-s në Afganistan, 18 vjet pasi një koalicion i udhëhequr nga Sh.B.A pushtoi vendin pas 11 shtatorit 2001, sulmet që ndodhën nga al-Kaeda në Shtetet e Bashkuara./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë