Loading…

SHBA’të fajësojnë Kinën se po shpërndan dezinformata rreth koronavirusit: Europa kërkon bashkëpunim nga dy shtetet

  • 26/03/2020 | 19:44

SHBA’të fajësojnë Kinën se po shpërndan dezinformata rreth koronavirusit: Europa kërkon bashkëpunim nga dy shtetet

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se G7 ishte bashkuar që të kundërshtojnë dezinformimin që vie nga Kina, rreth origjinës së koronavirusit, derisa aleatët evropianë theksuan bashkëpunimin për të luftuar pandeminë globale, transmeton Gazeta Metro.


Mike Pompeo, një kritik i mprehtë i Pekinit i cili ka shkuar në ofensivë mbi ato që ai e quan “virusi Ëuhan”, tha se ai ndau një pamje të përbashkët me diplomatët e lartë të vendeve të tjera të G7 – Britania, Kanada, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

‘’Çdonjëri njëri prej kombeve që ishin në atë takim këtë mëngjes ishte thellësisht i vetëdijshëm për fushatën e dezinformimit që Partia Komuniste Kineze është angazhuar për të provuar dhe devijuar nga ajo që ka ndodhur me të vërtetë,” u tha ai gazetarëve.

Mike Pompeo tha se Kina “ka qenë dhe vazhdon të angazhohet” në një fushatë të mediave sociale që ka përfshirë teori konspirative të përfshirjes së SHBA.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze zemëroi administratën e Presidentit Donald Trump duke sugjeruar në Tëitter se trupat amerikane sollën virusin në Ëuhan, metropol, ku u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës tha të enjten se Kina dënoi me forcë komentet e Mike Pompeo, përfshirë përdorimin e tij të termit “virus Ëuhan”.

Virusi ka vrarë më shumë se 21,000 njerëz në të gjithë botën, por Pekini duket se e ka sjellë atë nën kontroll dhe ka dërguar ndihmë jashtë shtetit – përfshirë 40 ton furnizime mjekësore për aleatin amerikan, Italinë, që ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Kina “tani është duke bërë shitje të vogla të produkteve në të gjithë botën dhe duke pretenduar se ata tani janë kapela e bardhë në atë që ka ndodhur,” tha Mike Pompeo.

Por ai gjithashtu tha që Shtetet e Bashkuara kërkojnë bashkëpunim, përfshirë edhe me Kinën.

“Ne dëshirojmë dëshpërimisht të punojmë me çdo vend në botë. Kjo është një pandemi globale,” tha Mike Pompeo.

Mike Pompeo ka akuzuar Kinën se po vë në rrezik botën duke shtypur fillimisht lajmet për virusin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë