Loading…

A po largohet Amerika nga Kombet e Bashkuara

  • 24/01/2017 | 09:43

A po largohet Amerika nga Kombet e Bashkuara

Me rezolutë të cilën e ka propozuar Mike Rogers kërkohet tërheqje e plotë e SHBA’ve nga Kombet e Bashkuara dhe se kjo organizatë botërore të zhvendos selinë e vet nga Nju Jorku.


Republikanët në Dhomën e përfaqësuesve kanë propozuar rezolutën sipas së cilës SHBA’të do të duhej të largohen nga Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu kërkohet ndalimi i të gjitha aktiviteteve amerikane në Organizatën botërore të shëndetësisë, transmeton RT.

Rogers dhe republikanët tjerë disa herë kanë theksuar se taksapaguesit amerikan nuk duhet të paguajnë organizatën e cila më nuk i promovon interesat e SHBA’ve, transmeton gazetametro.net.

Rezoluta, e cila është propozuar më 3 janar, kaloi nën media dhe publik, e në rast të aprovimit do të duhen dy vjet për zbatimin e saj.

“Presidenti do të përfundoj çdo anëtarësim të SHBA’ve në Kombet e Bashkuara, në çdo organ, agjenci, komision apo në ndonjë trup tjetër të KB. Misioni i SHBA’ve pranë Kombeve të Bashkuara po mbyllet”, theksohet në rezolutë.

Rogers është përpjekur që të shtyjë rezolutë të ngjashme në vitin 2015, por nuk pati sukses./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë