Loading…

Shefi i BE’së në Kosovë për Osmanin e Kurtin: Vettingu të jetë mjeti i fundit për të përmirësuar drejtësinë

  • 29/10/2021 | 23:20

Shefi i BE’së në Kosovë për Osmanin e Kurtin: Vettingu të jetë mjeti i fundit për të përmirësuar drejtësinë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog thotë se vërtet Kosova ka problem të theksuara në sistemin e drejtësisë por sipas tip procesi i vettingut do të ishte hapi i fundit për të përmirësuar këtë sistem.


Szunyog në RTV Dukagjini thotë se vetting duhet të jetë masë e jashtëzakonshme.

“Kosova ka mjete të mira për të matur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka mjete për të matur punën e tyre. Ne nuk e shohim vettingun si diçka që duhet të jetë gjëja e parë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë. Vettingu është mjeti i fundit. Pra nëse asgjë nuk funksionon duhet të vijë në pyetje vettingu”, deklaroi ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se ka ende mjete që nuk janë përdorur për të përmirësuar sistemin e drejtësisë.

“Ne kemi analizuar koncept-dokumentin për vettingun dhe nuk i kemi të qarta disa koncepte. Kuvendi e qeveria mund ta miratojnë vettingun, por ne mbështesim vetëm proceset që ne ndihemi rehat”.

Szunyog thotë se para se qeveria të hedh hapin e radhës për vettingun të konsultohet më shumë me partnerët ndërkombëtarë.

Ai thotë se vettingu merr shumë kohë që të jetësohet dhe kërkon shumë mjete financiare.

“Në Shqipëri vettingu ka marrë pesë vjet dhe ende nuk ka përfunduar. Unë nuk kam besim se vetting në Kosovë do të përmirësonte sistemin e drejtësisë”, tha ndër të tjera Szunyog.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë