Bosi italian i Mafias Matteo Messina Denaro i cili ishte njëri ndër personat më të kërkuar deri sa u kap këtë vit ka vdekur, transmeton Gazeta Metro.
61 vjeqari ishte i njohur si bosi i mafias së njohur italiane Cosa Nostra dhe kishte kaluar 30 vite në arrati deri sa u kap në janar. Ai ishte duke u trajtuar për kancer kohën kur ishte arrestuar dhe pastaj u transportua nga burgu në spital.
Denaro ka qenë përgjegjës për disa vrasje. Ai u gjykua dhe u dënua në mungesë vë vitin 2002 për krimet si përfshirja në vrasjen e Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellino dhe ishte dëgjuar në publik duke ku mburrej se ai do të mund ta mbushte një varrezë të tërë me viktimat e tij, raporton BBC.
Ai gjithashtu akuzohej për trafikim droge, shpërlarje parash e një numër tjetër të krimeve.
Pavarësisht se ishte në arrati që nga viti 1993 Messina Denaro mendohet se drejtonte ende mafian duke dhënë urdhëra nga disa lokacione sekrete./gazetametro.net