Shefi i EULEX’it, Lars Gunnar Wiegemark nën shoqërinë e Përfaqësuesin Special të BE’së për Dialog, Miroslav Lajcak kanë vizituar sot pikën kufitare Multivodë, shkruan Gazeta Metro.
Nga aty ata kanë dhënë shenja se se Serbia s’po e respekton marrëveshjen e IMB’së.Lars Gunnar Wiegemark është ndarë i pakënaqur me vendin ku po qëndrojnë policia dhe dogana serbe.
“Ndryshe nga një pikë e ngjashme e përbashkët kalimi (ZTP) në Merdare, policia dhe doganat serbe janë ende ulur në kontejnerë të vjetër dhe të pajisur dobët”, ka shkruar ai në Twiter.
Visiting with EUSR @MiroslavLajcak colleagues the state of the art 🇽🇰 🇷🇸 Common Crossing Point at Mutivodē financed and designed by the 🇪🇺. But unlike at the similar CCP at Merdare, the Serbian police 👮♀️ and customs are still made to sit in old and poorly equipped containers! pic.twitter.com/tEDb8KVwMT
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) November 27, 2020
Kujtojmë, që Merdarja dhe Mutivoda janë ndër gjashtë pikat e kalimeve të përbashkëta, për të cilat Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord të veprojnë sipas Protokollit Teknik IBM të arritur në 2012 në Bruksel./gazetametro.net