Loading…

Shefi i FBI tha se gjysma e 5 mijë rasteve të kundërzbulimit kanë të bëjnë me Kinën

  • 07/07/2020 | 23:08

Shefi i FBI tha se gjysma e 5 mijë rasteve të kundërzbulimit kanë të bëjnë me Kinën

Shumicës së Amerikanëve ka gjasë që të ju jetë vjedhur informacioni tanimë tha Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Christopher Wray, transmeton Gazeta Metro.


Të martën Drejtori i FBI’së, Christopher Wray i9 paraljmëroi amerikanët se vjedhja e të dhënave nga qeveria kineze po kryhet në shkallë të gjerë, incidentet e dyshuara përbëjnë gati gjysmën rasteve të kundërzbulimit të agjencisë federale.

Gjatë fjalës së tij në një eveniment të organizuar nga Instituti Hudson në Washington, Wray tha se vjedhja e informacionit është “një prej transferim më të madh të pasurisë në historinë njerëzore” e shtoi se amerikanët janë viktimat.

“Prej gati 5000 rasteve aktive të kundërzbulimit të FBI’së momentalisht në gjithë vendin, gati gjysma ndërlidhen me Kinën” tha Wray. “Dhe në këtë moment, Kina po punon që të komprometoj organizatat shëndetësore amerikane, kompanitë farmaceutike dhe institucionet akademike që kryejnë hulumtime esenciale për Covid-19”.

Në fakt, Wray tha se shumica e amerikanëve tani janë prekur nga kjo.

“Nëse jeni një i rritur amerikan, ka shumë gjasë që Kina ju ka vjedhur të dhënat e juaja personale” tha ai.

Si shembull ai theksi rastin kur hakerët kinezë me 2014 kishin vjedhur mbi 21 milionë regjistra nga Zyra e Menaxhimit të Personelit të SHBA’së.

Wray tha se Partia Komuniste e Kinës “përdorë një varg të sofistikuar e të llojllojshëm të teknikave- të gjitha prej ndërhyrjeve kibernetike deri tek korruptimi i zyrtarëve” edhe madje” vjedhja e fizike.” Për ta bërë këtë, ai tha se ata shfrytëzojnë një grup të madh aktorësh-jo vetëm shërbimet e inteligjencës së Kinës por edhe ndërmarrjet që janë pronë shtetërore, shumë kompani private, një grup të veçantë të studentëve dhe hulumtuesve, dhe një grup tjetër të gjerë të aktorëve që punojnë për ta.”

Drejtori i FBI tha se, në disa raste, Kina përdorë platformat e mediave sociale që shfrytëzohen nga amerikanët “për të identifikuar njerëz me qasje në informacion të ndjeshëm qeveritar e pastaj shënjestrimin e tyre për t’i vjedhur ato”.

Në një rast të cilin ai e kujtoi, një operativ kinez që shtirej si vëzhgues talentesh, kishte ofruar para një shtetasi amerikan në këmbim të “shërbimeve këshilluese” që ndërlidheshin me të dhëna të ndjeshme. Pikërisht në atë rast, shtetasi amerikan kishte raportuar këtë si sjellje si të dyshimtë në FBI”./gazetamtro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë