Loading…

Shefi i inteligjencës gjermane ‘beson’ se Rusia s’ka vendosur ende të invadojë Ukrainën, Biden paralajmëroi për muajin shkurt

  • 28/01/2022 | 15:34

Shefi i inteligjencës gjermane ‘beson’ se Rusia s’ka vendosur ende të invadojë Ukrainën, Biden paralajmëroi për muajin shkurt

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Gjermanisë Bruno Kahl beson se vendimi “nuk është marrë”, derisa Presidenti i SHBA’së Joe Biden, kishte paralajmëruar presidentin Zelensky në një telefonatë të enjten se Rusia mund të invadojë shkurt, transmeton Gazeta Metro.


Rusia nuk ka vendosur ende nëse do të sulmoj Ukrainën por është e gatshme ta bëj, ka thënë se kreu i shërbimit të inteligjencës së Gjermanisë, në mes të tensionit të rritur pas urdhrit të mbledhjes së forcave ushtarake nga Kremlin.

“Unë besoj se vendimi për të sulmuar ende nuk është marrë” i ka thënë Bruno Kahl agjencisë së lajmeve Reuters.

Ky vlerësim gjerman vjen pasi që presidenti amerikan Biden i ka thënë homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten se “ekzistonte një mundësi e dukshme se Rusët mund të invadojnë Ukrainën në muajin shkurt” sipas një zëdhënësi të këshillit kombëtar të sigurisë.

Tensionet kanë eskaluar kur tani më shumë se 100 mijë trupa ruse janë pozicionuar në kufirin me Ukrainën. Të premten Rusia përsëri pretendoi se nuk ka synim konfliktin. “Nëse varet nga Rusia, atëherë nuk do të ketë luftë. Por ne gjithashtu nuk duam që interesat tona të shkelen me vrazhdësi, të shpërfillen” ka thënë ministri i punëve të jashtme Sergei Lavrov në radiot ruse.

Ndasitë në BE dolën në sipërfaqe kur ministri i mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, sulmoi pa u përmbajtur qeverinë gjermane të cilën e quajti të pamoralshme për refuzimin ndaj Estonisë që të dërgoj armatim me origjinë gjermane në Ukrainë. Në një intervistë me Financial Times, Pabriks tha se “nëse një ecën nëpër një rrugicë të errët dhe dikush po rrihet nga dikush e unë i them se ‘kur të të rrahin do të thërras ambulancën’, kjo s’është në rregull”.

Gjermania ka refuzuar eksportin e armëve jashtë vendit duke ju referuar të kaluarës së vet, qëndrim ky i mbajtur edhe nga ministrja e re e jashtme Annalena Baerbock, të enjten.

Derisa shqetësimi për një invadim të Ukrainës nga Rusia, ukrainasit tashmë janë në luftë me Rusinë që nga 2014’ta kur së pari u aneksua Krimea. Në lindje të Ukrainës rajoni Donbas është në rebelim nga separatistë të mbështetur hapur nga Rusia. Kjo luftë tashmë ka regjistruar 14 mijë viktima./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë