Loading…

Shefi i kabinetit të Halitit thotë se ka përgatitur padi ndaj kandidatit të VV-së për kryetar

  • 08/11/2021 | 18:17

Shefi i kabinetit të Halitit thotë se ka përgatitur padi ndaj kandidatit të VV-së për kryetar

Jakup Haxhiu, shefi i kabinetit të kryetarit të Vitisë, i ftuar në “Frontal” në T7 tha se ka përgatitur një padi kundër kandidatit për kryetar të Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Ademi, pasi thotë se e ka linçuar publikisht.


Haxhiu thotë se kandidati i VV-së për kryetar të Vitisë ka bërë thirrje për sulm ndaj tij.

“Padia është gati kundër kandidatit të VV-së për kryetar, që bën thirrje, më linçon publikisht gjë që është shumë e rrezikshme, një njeri që pretendon me marrë komunën bën thirrje për me sulmu një njeri”, tha ai në Frontal.

Tutje për rastin e dhunimit të një të miture në polici, për Haxhiun dolën disa mesazhe kinse e ka inskenuar rastin, e për këtë thotë se e ka denoncuar një portal lokal.

“Unë kam bë kërkesë, në drejtësi nuk ndërhyj, se kam as atë mundësi, e kam bërë denoncimin për portalin fantom “vitia live”, që na ndërlidh edhe me Besnik Berishën, që asnjëherë s’kam kontaktu, ai është prononcu në Facebook, ka thënë që janë montazhë dhe kjo është lidhja. Kanë desht me na sulmu. E kam denoncu për shpifje dhe montazhë”, tha ai.

Sipas tij, ky portal është i njerëzve të VV-së.

“Portali është fantom, i njërëzve të VV-së, e dimë saktë që janë të VV-së. Ata do t’i denoncojë në polici, por jo mi linçu publikisht”, u shpreh ai.

 

“Pse nuk më kanë denoncu në polici nëse kam bë inskenim politik unë”, shtoi ai.

“Me kanë kërcënu me mesazhe private, i kam dorëzu në prokurori e polici. Ofendime të rënda familjare”, tha ai për ndër të tjera.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë