Loading…

Shefi i Konsullatës së Kosovës në Kanada: Krenohemi me Ylber Kusarin në shoqërinë kanadeze

  • 04/01/2022 | 16:15

Shefi i Konsullatës së Kosovës në Kanada: Krenohemi me Ylber Kusarin në shoqërinë kanadeze

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla ka reaguar pas lajmeve për martesën e Ylber Kusarit, vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila, transmeton Gazeta Metro.


Syla me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Ylberi është ndër përkrahësit më të mëdhenj të misionit të Kosovës.

“Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktivitete të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson”, ka shkruar Syla.

Ndërkaq para disa javësh i ka dhënë fund beqarisë, vëllau i deputetës Mimoza Kusari-Lila, Ylberi.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me Jonathan Ausman në Kanada me anë të një ceremonie të vogël familjare.

Në fotot e publikuara nga bashkëshorti Jonathan shihet se Ylberi është tejet i lumtur me zgjedhjen e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë