Dieter Zetsche është drejtori i bordit të Mercedes Benz, i cili pritet që të dalë në pension, transmeton Gazeta Metro.
Më së miri këtë e ka shfrytëzuar kompnia tjetër e veturave BMW. Në një video që kanë bërë BMW, kanë goditur firmën e Mercedes, ku Zetsche shihet duke dalë në pension dhe duke u përshëndetur me punëtorët e kompanisë.
Fundi i kësaj video është magjik pasi Zetsche hyp në një veturë BMW i8 Roadster. BMW e kanë titulluar videon: ‘Pensioni është kur më në fund mund të jesh vetë’.
Kjo është njëra nga reklamat më thumbuese të BMW’së ndaj konkurrentit të tij Mercedes. /gazetametro.net
Shikoni videon më poshtë: