Loading…

Shefi i Mossad gati e pranoi publikisht se Izraeli ka sulmuar Iranin, zbulon detaje të operacioneve sekrete

  • 11/06/2021 | 19:24

Shefi i Mossad gati e pranoi publikisht se Izraeli ka sulmuar Iranin, zbulon detaje të operacioneve sekrete

Shefi në largim i Mossad, Yossi Cohen, shërbimit të inteligjencës zakonisht të heshtur të Izraelit ka ofruar atë që deri tani mund të quhet disi pranim i parë për sulmet e kryera rishtas ndaj programit bërthamor të Iranit dhe shkencëtarëve të tyre nga shteti hebraik. Kjo po shihet si një paralajmërim i ri se përkundër marrëveshjes bërthamore që po negociohet në Vjenë, Izraeli nuk ka besim në atë proces, transmeton Gazeta Metro.


Komentet e Cohen, që ka folur për programin hulumtues Uvda të televizionit izraelit Channel 12 që u transmetua të enjten mbrëma, ka ofruar një raportim të jashtëzakonshëm për një udhëheqës të agjencisë sekrete. Kjo si duket është edhe paralajmërimi i fundit i pushtetit në largim të Benjamin Netanyahu.

Ky paralajmërim vjen pikërisht kur në Vjenë diplomatët e fuqive botërore po negociojnë kushtet për të shpëtuar traktatin për programin bërthamor të Iranit.

“Nëse shkencëtarët janë të gatshëm të ndryshojnë kah në karrierën e tyre dhe të mos na dëmtojnë, atëherë po, ndoshta edhe ju ofrojmë një mundësi për t’u shpëtuar” tha Cohen për shkencëtarët iranianë.

Mes shumë sulmeve të rënda që kishin cak Iranin, asnjë nuk ka goditur më thellë sesa dy shpërthimet gjatë vitit të kaluar në centralin bërthamor Natanz. Aty, centrifugat pasurojnë uraniumin në një sallë nëntokësore të dizajnuar për t’i mbrojtur nga sulmet ajrore.

Në korrik të 2020’s, një shpërthim misterioz shkatërroi strukturën e centrifugave në Natanz. Për këtë Irani kishte fajësuar Izraelin. Në prill të këtij viti, një tjetër shpërthim tjetër shkatërroi njërën prej sallave nëntokësore të pasurimit të uraniumit.

Duke diskutuar Natanz, intervistuesi pyeti Cohen se ku do t’i dërgonte nëse do të udhëtonin atje, ai tha në bodrume ku centrifugat rrotulloheshin. “Nuk duken sot si më parë” shtoi ai.

Cohen nuk mori përgjegjësinë drejtpërdrejtë, por veçantitë e ofruara është afër pranimit deri tani ne Izraeli kishte dorë në sulme. Gazetari po ashtu ka ofruar hollësi sesi Izraeli ka futur fshehurazi eksplozivin në sallat nëntokësore të centralit Natanz.

“Njeriu që ishte përgjegjës për këto shpërthime, u mësua se është siguruar të furnizonte iranianët me themele mermeri në vendin e centrifugave. Derisa po instalonin këto themele në centralin Natanz, ata nuk e kishin idenë se ato përfshin edhe sasi shumë të madhe eksplozivi”.

Aty u diskutua edhe vrasja e Mohsen Fakhrizdeh në nëntorin e vitit të kaluar, shkencëtarit iranian që nisi programin bërthamor të Irani disa dekada më parë. Agjencitë e inteligjencës së SHBA’së dhe Agjencia e Ndërkombëtare për Energji Atomike besojnë se Irani ka hequr dorë nga përpjekja për të krijuar armë bërthamore më 2003. Irani po ashtu gjatë kohë pretendon se programi i tyre është paqësor.

Derisa Cohen nuk e pranoi para kamerave përgjegjësinë për vrasjen, gazetari në atë pjesë përshkruan se ishte Cohen ka nënshkruar gjithë fushatën e atentatit personalisht. Në vazhdim përshkruhet se si agjentët kanë operuar një mitraloz nga largësia për ta vrarë Fakrhizadeh i cili ishte vendosur në një kamionetë që u vet shkatërrua pas misionit.

Cohen tregoi përpjekjet e Izraelit për të bindur shkencëtarët iranianë për të mos hyrë në programin bërthamor, që disa herë kishte sukses pasi ca prej tyre janë tërhequr pasi u ishte tërhequr vërejtja, direkt dhe indirekt nga Izraeli. I pyetur si arrinin të kuptonin implikimet nëse nuk ndaleshin, Cohen tha : “ I shohin miqtë e tyre.”

Ata diskutuan edhe kapjen e arkivit bërthamor të Iranit nga Izraeli. Aty u shpjegua se si 20 agjentë të Mossad, jo izraelitë, kapën materialin nga 32 kasaforta, i skenuan dhe i transmetuan një pjesë të madhe të tyre, Cohen konfirmoi se Mossad ka marrë shumicën e materialeve para se ata fizikisht të largohej nga Irani.

Cohen e mbrojti veprimin e kryeministrit Netanyahu për të dalë publikisht me rezultatet e operacionit, që dallon prej praktikës së gjatë të sekreteve që përfshijnë Mossad.

“Ishte e rëndësishme për ne që bota ta shoh këtë, por kjo do të kishte jehonë edhe tek udhëheqësit iranian, për t’jua bërë me dije ‘miq të dashur, së pari ,ju kemi infiltruar. Nën dy, po ju shohim…tre, koha e rrenave ka marrë fund” tha Cohen.

Mediat në Izrael operojnë sipas politikës së miratuar para shumë dekadash që obligon gazetarët të kalojnë raportimet e tyre për çështje të sigurisë përmes censorëve ushtarak. Që këto komente të Cohen janë miratuar nga censorët sugjeron se ata dëshironin të lëshonin një paralajmërim të ri Iranit derisa po negocion në Vjenë për programin bërthamor.

Irani vazhdimisht ankohet për sulmet e Izraelit, ku ambasadori i Iranit në agjencinë ndërkombëtare atomike ka tërhequr vërejtjen të enjten se incidenteve “ jo vetëm do t’ju përgjigjemi me vendosmëri por po ashtu nuk lënë asnjë mundësi Iranit të rishqyrtojnë masat e transparencës dhe politikën e bashkëpunimit”. Kreu i kësaj agjencie ka këshilluar Iranin pas shqetësimeve për fshehje të zgjerimit të programit se po i bëjnë dëm vetes duke ulur besimin tek ta.

Yossi Cohen është zëvendësuar tani më në krye të Mossad nga ish agjenti operativ David Barnea. As ky i fundit nuk ishte më pak armiqësor ndaj Iranit që në fjalimin e tij të parë pas aprovimit në krye të Mossad e bëri me dije se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga metodat e tyre, duke shpërfillur marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore nëse e shohin veten në rrezik nga regjimi fanatik islamik i Iranit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë