Loading…
Shefi i NATO’s: Bombardimet ndaj Serbisë ishin të drejta
  • 26/03/2019 | 16:42

Shefi i NATO’s: Bombardimet ndaj Serbisë ishin të drejta

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se bombardimet e vitit 1999 nuk ishin të drejtuara kundër popullit të Jugosllavisë, transmeton Gazeta Metro.


Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, ka thënë ai për Tanjug.

Kujtojmë se bombardimet kundër Serbisë filluan më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën 78 ditë.

Në këto sulme kanë marrë pjesë 19 vende të Aleancës Veri-atlantike dhe ato i dhënë fund regjimit të kriminelitSllobodan Milloshevic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë