Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, është shprehur se e mbështetë fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa ka folur edhe rreth korigjimit të mundshëm të kufijve.
Stolenberg këto deklarata i ka bërë në prag të takimit të ministrave të jashtëm të NATO’S, ku të mërkuren do të diskutojnë edhe me përfaqësuesen e lartë të BE’së, Federica Mogherini, shkruan B92, transmeton gazetametro.net.
Pyetur rreth një korigjimi të mundshëm të kufijve, ai ka thënë se shpreson që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.
‘Theksoj se NATO e mbështetë dialogun dhe shpresoj që të dyja palët të gjejnë zgjidhje të cilat do të jenë të pranueshme edhe për Beogradin dhe Prishtinën’, ka thënë Stolentberg.
Tutje ai ka folur edhe për tensionet e fundit mes dy vendeve, duke thënë se është e rëndësishme që dy palët të heqin dorë nga veprimet sfiduese dhe mesazhet provokative, e të përpiqen të arrijnë përparim.
Stolenberg ka përfunduar duke thënë se NATO do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë, pasi që operacioni i KFOR’it është i rëndësishëm për stabilitetin./gazetametro.net