Loading…

Shefi i NATO’s para Osmanit: Vendosja e forcave të Policisë së Kosovës në veri duhet të bëhet pas konfimimit nga NATO

  • 20/11/2023 | 16:58

Shefi i NATO’s para Osmanit: Vendosja e forcave të Policisë së Kosovës në veri duhet të bëhet pas konfimimit nga NATO

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se vendosja e forcave të Policisë së Kosovës në veri duhet të bëhet vetëm pas konfirmimit nga NATO’s, shkruan Gazeta Metro.


Stoltenberg gjatë konferencës së përbashkët me Osmanin tha se vendosja e forcave të Policisë së Kosovës në veri duhet të bëhet vetëm pas konfirmimit nga NATO, për të garantuar paqen dhe sigurinë e rajonit.

“Çdo vendosje e Forcave Policore të Kosovës  duhet të marr konfirmimin e NATO’s. NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.

I pyetur për mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe, Stoltenberg tha se për këtë kërkohet vendim unanim i të gjithë anëtarëve të aleancës.

Ai gjithashtu mirëpriti draft-statutin e ri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Themelimi i Asociacionit do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të raporteve dhe drejt paqes së qëndrueshme në rajon”, tha Stoltenberg. /gazetametro.net

Stoltenberg pas takimit me Osmanin: E mirëpresim themelimin e Asociacionit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë