Loading…
Shefi i NATO’së tha se Ushtria e Kosovës nuk mund të futet në veri, SHBA’të thotë se keni përkrahjen e plotë
  • 12/02/2019 | 14:19

Shefi i NATO’së tha se Ushtria e Kosovës nuk mund të futet në veri, SHBA’të thotë se keni përkrahjen e plotë

Derisa sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot se ushtria e Kosovës nuk mund të futet në veri pa lejen e KFOR’it, ambasadorja e SHBA’së në NATO, Kay Bailey Hutchison ka dalur kundër tij duke thënë së NATO do ta përkrahë ushtrinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Stoltenberg ka thënë që disa aleatë të NATO’s janë të zhgënjyer me vendimin e taksës dhe ka  thënë se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të futen pa lejen e KFOR’it në Mitrovicën e veriut.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në NATO, Kay Bailey Hutchison, e ka treguar edhe një herë përkrahjen e NATO’s ndaj Ushtrisë së Kosovës.

Hutchison është deklaruar se NATO’ja do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që do të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike, ku janë të përfshira të gjitha minoritetet./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë