Loading…

Shefi i saj e quajti naiv, Gërvalla shfaqet e buzëqeshur afër Blinken

  • 08/06/2023 | 21:08

Shefi i saj e quajti naiv, Gërvalla shfaqet e buzëqeshur afër Blinken

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, është për vizitë zyrtar në Riad, të Arabisë Saudite, ku edhe atje është parë ulur afër Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, shkruan Gazeta Metro. 


Gërvalla është e ftuar nga Sekretari amerikan, Blinken dhe Princi i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, për të marrë pjesë në Konferencën Globale të Koalicionit kunder DAESH/ISIS.

Sipas MPJD-së, pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të demonstruar rolin e saj në skenën ndërkombëtare dhe për të konfirmuar përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet.

Afër Gërvallës është parë edhe diplomati maqedonas, Bujar Osmani.

Kujtojmë se shefi i Gërvallës, Albin Kurti, e ka quajtur naiv Blinken, pas deklaratave që ai kishte bërë për situatën në veri të vendit. Qeveria e Kosovës sot është shumë e izoluar nga partneri dhe aleati më i madh i vendit, Amerika, duke mos dëgjuar fare këshillat e tyre, derisa kur vije puna për fotografi me zyrtarë të lartë amerikanë, vrapojnë të parët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë