Gjenerali Aviv Kochavi, Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit tha se një kthim në marrëveshjen bërthamore të 2015’s me Iranin, apo një ‘ca më e përmirësuar’, do të ishte një gabim strategjik dhe operacional për botën, transmeton Gazeta Metro.
Nëse nuk ndalet zhvillimi i centrifugave të avancuara i Iranit, si dhe pasurimi i uraniumit atëherë në një moment ata do të jenë “vetëm disa javë larg” nga bomba bërthamore, tha Kochavi sot në një konferencë.
Iranit i lejohet sipas marrëveshjes të dalë me armë bërthamore në vitin 2030 kur të skadojë marrëveshja shtoi ai.
Kochavi vlerësoi se Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Izraeli duhet të mbajnë presionin dhe sanksionet pasi Teherani është në pikën e tyre më të dobët dhe afër të pranimit të lëshimeve të vërteta.
Gjenerali izraelit po ashtu bëri të ditur atë që spekulohej se ai ka urdhëruar plane për goditjen e programit bërthamor të Iranit nëse e nevojshme, por vendimi për zbatimin e tyre e theksoi i mbetet për qarqet politike.
Ai vlerësoi përpjekjet diplomatike të Izraelit për izolimin e Iranit me marrëveshjet e normalizimit sikur asnjëherë më parë.
I theksoi po ashtu edhe sulmet e Izraelit në Siri dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme ka krijuar parandalimin më të madh ndaj armiqve që Izraeli ka parë ndonjëherë.
Sa i përket tjerave sfida, Kochavi i tërhoqi vërejtjen Hezbollah në Liban dhe Hamas në Gaza, kur tha se në rast të luftës, Izraeli do të godiste çdo shtëpi që mban armë me një “rrebesh sulmesh”.
Këto “ushtri terroriste” kanë vendosur t’i fshehin armatimin e tyre në hapësira civile me qëllim dhe në çdo të pestën shtëpi në Liban, tha Kochavi, duke shtuar se të gjithë civilët në ato rajone të evakuohen menjëherë me të nisur lufta pasi Izraeli nuk do të ju jap imunitet terroristëve vetëm pasi aty po fshehën.
Ai shtoi se më askush nuk e dyshon inteligjencën e Izraelit se Hezbollah e Hamas përdorin zonat civile si formë e “mburojave njerëzore”.
Nëse civilët vendosin të qëndrojnë aty, kjo do të jetë faji i tyre./gazetametro.net