Loading…

Shefi nuk do të guxojë më të kontrollojë Facebook’un e punëtorëve

  • 17/07/2017 | 09:33

Shefi nuk do të guxojë më të kontrollojë Facebook’un e punëtorëve

Punëdhënësit të cilët e përdorin Facebook’un, Twitter’in dhe rrjetet tjera sociale për të kontrolluar kandidatët potencial për punëtorë së shpejti mund të shkelin ligjin evropian.


Ligjvënësit evropian kanë publikuar rekomandimet në të cilat qëndron se punëdhënësit duhet të kërkojnë mjetet ligjore para “futjes së hundës” nëpër Facebook të huaj, transmeton gazetametro.net.

Këto rekomandime nuk janë të detyrueshme, por do të ndikojnë në ndryshimet e ardhshme të ligjeve për mbrojtje të të dhënave.

Firma për burime njerëzore CareerBuilders ka ardhur deri te të dhënat se madje 70 për qind të punëdhënësve i përdorin rrjetet sociale në mënyrë që të hetojnë kandidatin e ardhshëm për punë, transmeton gazetametro.net.

Por, udhëzimet e reja evropiane do të fusin ndryshimet radikale në ligjet mbi mbrojtjen e të dhënave të njohura si Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Këto udhëzime sugjerojnë se të gjitha të dhënat mbi të punësuarin e ardhshëm potencial, të marra nga interneti, duhet të jenë relevante për vendin e punës i cili ofrohet.

“Është e papranueshme që punëdhënësi juaj të kërkojë t’i jepni fjalëkalimin apo t’ju thotë se duheni ta pranoni si mik në Facebook”, thotë Peter Church, ekspert IT.

“Nëse punëdhënësi dëshiron të kontrollojë rrjetet tuaja sociale, për këtë duhet t’ju informojë dhe t’ju jep mundësi që të komentoni çdo postim që e keni bërë. Përveç kësaj, kontrollimi duhet të jetë relevant për punën me të cilën merreni”, thotë Church për BBC./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë