Loading…

Shefja e BE’së në Kosovë: S’ka viza pa e luftuar korrupsionin

  • 14/10/2019 | 16:40

Shefja e BE’së në Kosovë: S’ka viza pa e luftuar korrupsionin

Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka paralajmëruar edhe njëherë se liberalizimi i vizave nuk mund të ndodhë pa e luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, shkruan Gazeta Metro.


Në hapjen e vitit të ri akademik në një prej kolegjeve private në vend, Apostolova ka theksuar se luftimi i korrupsionit është kushti i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Tutje ajo ka shpresuar që një gjë e tillë për kosovarët, të realizohet gjatë presidencës finlandeze në BE.

“Mirë po siç thashë luftimi i  korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse janë vlera esenciale të Bashkimit Evropian…. E di shumë mirë  se çfarë është të sugjerohesh për viza , dhe ti humbësh disa mundësi për të shkuar diku për shkak të vizave .  Çfarë mund të jetë këshilla ime… Sepse edukimi këtu ka qenë i privuar , mund ta mësoni nga prindërit tuaj , mirëpo çfarë është e rëndësishme tani në këtë demokraci të re, mirëpo tani sistemi i arsimit duhet të vendoset në bazën e transparencës dhe stabilitetit. Dhe  çfarë dua të shoh në këto emërime në menaxhment dhe lidership në qendrat e arsimit të bëhet përmes  një procesi të duhur të selektimit. Ne nuk duam të shohim nepotizëm ne sektorin e arsimit sepse ndikimi politik në këta sektorë është krim dhe ne nuk mund ta lejojmë që këtë krenari të të rinjve të Kosovës të e prishim vetë m sepse një ditë ju do të konkurroni në tregun e punës me të gjithë tregun Evropian “, ka thënë ajo.

Në fund, ajo ka këshilluar që sistemi arsimor në Kosovë të fuqizohet në bazë të transparencës dhe stabilitetit dhe emërimet në qendrat e arsimit të bëhen përmes procesit të selektimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë