Loading…

Shefja e BE’së takon Alternativën, flasin për Qeverinë e re

  • 17/07/2017 | 15:30

Shefja e BE’së takon Alternativën, flasin për Qeverinë e re

Sot në zyrat e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë. Në këtë takim ajo u takua me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.


Tema e takimit, sipas Alternativës, ishte situata aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë, shkruan gazetametro.net.

Siç thuhet në komunikatën e Alternativës, Apostolova u njoftua me qëndrimet e deputetëve të saj, duke u bërë me dije edhe vizionin e tyre për Qeverinë e ardhshme.

Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund të shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogëlojnë kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë