Loading…

Shefja e EULEX’it e la Kosovën: Kjo punë e re dhe e rëndësishme e pret tani në Greqi

  • 11/07/2019 | 20:37

Shefja e EULEX’it e la Kosovën: Kjo punë e re dhe e rëndësishme e pret tani në Greqi

 Ish-shefja e EULEX’it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou pritet që edhe zyrtarisht të bëhet shefe e Kabinetit për Diplomaci të Jashtme të kryeministrit të ri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka marrë pjesë në ndejën lamtumirëse që është organizuar për nder të saj dhe ka mësuar se Papadopoulou e pret një pune e re me t’u kthyer në Greqi

Alexandra Papadopoulou do të jetë shefe e Kabinetit për Diplomaci të Jashtme të Kryeministri të ri Grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kjo punë e re asaj ju është besuar pas punës që ka bërë në Kosovë, madje nga vet kryeministri i ri grek Mitsotakis ka një referencë të mirë për profesionalizmin që ka ajo.

Bashkimi Evropian pati emëruar Papadopoulou si shefen e re të EULEX-it me 1 shtator të 2016, para Kosovës ajo kishte shërbyer disa vjet si përfaqësuese e Greqisë në zyrën diplomatike të saj në Shkup../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë