Loading…

Shefja e rrezikshme e nëntokës: Vajza e fermerit që vrau 13 policë dhe bëri gërdi për vite me rradhë

  • 14/01/2020 | 16:15

Shefja e rrezikshme e nëntokës: Vajza e fermerit që vrau 13 policë dhe bëri gërdi për vite me rradhë

María Guadalupe López Esquivel, 21 vjeçare nga Meksika është një nga kriminelet më të tmerrshme në Meksikë, e cila gjatë një përleshje me policinë ka vrarë 13 policë dhe të palgosur kanë mbetur edhe shumë tjerë, ndërsa edhe vetë 21 vjeçarja ka mbetur e vdekur pas këtij sulmi, shkruan Gazeta Metro.


María Guadalupe López Esquivel, e cila është bijë e një fermeri  ishte përfshirë në një sulm kundër ushtrisë, rojes kombëtare dhe policisë në La Bocanda, një qytet në shtetin qendror të Michoacán, së bashku me grupin e saj të kartelit, ku si pasojë edhe shtatë nga grupi i saj kanë mbetur të vdekur.

María Guadalupe López Esquivel vdiq të premten pasi ajo me bandën e saj kartel sulmuan një kolonë të forcave të sigurisë meksikane.

Video tregonte që gruaja ishte qëlluar në qafë dhe siç duket kishte vdekur nga humbja e gjakut.

 

Pamjet e regjistruara nga ushtria treguan një López Esquivel të egër dhe të përgjakur ulur në tokë dhe duke luftuar deri në rymën e fundit..

Të dyshuarit e tjerë të arrestuar u identifikuan si Alejandra; Everardo; Brayan Juan; Juan Carlos; Octavio; Pedro; dhe Alejandro. Për shkak të ligjeve të procesit të rregullt ligjor të sistemit gjyqësor meksikan, emrat e fundit të të dyshuarve nuk u bënë të njohur, shkruan Gazeta Metro.

López Esquivel njihet edhe me emrin zi Zonja e Vdekjes, dhe ka qenë e bija e një bujku dhe një amviseje. Është rritur në Tepalkatepek, e sipas familjarëve, ajo ishte një fëmijë i urtë që notat i kishte të mira në shkollë.

Zonja e vdekjes” ka pasur një rrjet të tërë të bashkëpunëtorëve që i paguante vazhdimisht me nga 4,00 pezos për një javë veprimtari.

Qysh në ditët e para të adoleshencës ka qenë mysafire e rregullt e ahengjeve që organizohen në qytetin e lindjes, kurse më 2017 vendosi të largohet nga shtëpia për të jetuar me anëtarët e kartelit./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë