Loading…

‘Sheikët’ mposhtën ‘mbretërorët’ mbrëmë, Guardiola tha se ende asgjë nuk ka mbaruar

  • 27/02/2020 | 11:55

‘Sheikët’ mposhtën ‘mbretërorët’ mbrëmë, Guardiola tha se ende asgjë nuk ka mbaruar

Pep Guardiola është shprehur mjaft i lumtur për paraqitjen e Manchester Cityt në fitoren 2-1 në udhëtim në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid, mirëpo si gjithmonë i kujdesshëm dhe i matur tha se ende ka një ndehsja pa u luajtur, transmeton Gazeta Metro.


‘Cityzens’ e fituan takimin e parë në Ligën e Kampionëve si mysafir i ‘Los Blancos’, derisa kanë një avantazh të madh për në çerekfinale.

Guardiola ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij, sidomos atë për Kevind de Bruynes dhe Gabriel Jesusit.

“Jam i lumtur për fitoren, por edhe për paraqitjen. 10-15 minutat e parë ishte të vështirë, mirëpo luajtëm mirë”, ka thënë fillimisht ai. Sot jemi të lumtur edhe pse nuk ka përfunduar asgjë. Ne shpresojmë që këtë paraqitje të bëjmë edhe në shtëpi”.

“Goli nga penalltia e De Bruynes na liroi nga presioni. Jesus është shumë i shpejtë dhe shumë i mirë, kishim nevojë për të dhe ai ishte aty”, ka shtuar më tej Guardiola.

Edhe pse rreshtimin taktik dhe përbërjen e skuadrës që u paraqit në fushë nuk e lëvduan shumë dhe gjatë ndeshjes nuk u duk se po dominonte edhe aq, City në fund e mori rezultatin që i duhet.

Disa analistë sportiv thanë se prisnin se Pep Guardiola përsëri do të eksperimentonte me formacion por fitoren e tyre më shumë ja atribuuan lojës së dobët të Real Madrid. Craig Burley nga rrejti sportiv ESPN mendon se thjeshtë Casemiro, Kroos dhe Modric ju ka humbur forca në këmbët e tyre për të ndjekur mesfushorët e kalibrit të Kevin de Bruynes e Bernardo Silva nëpër fushë.

Më 17 mars do të zhvillohet përballja e dytë, e që Real Madridi do të jetë mysafir i Manchester City në Etihad Stadium e me gjithë vetëbesimin që po e shfaqin në Madrid, të paktë janë ata që mendojnë se Real Madrid do të jenë ata që do të përparojnë në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë