Loading…

Shembet dheu në Prishtinë: Veturat bien në hendek, gropa veç po rritet

  • 27/10/2019 | 09:46

Shembet dheu në Prishtinë: Veturat bien në hendek, gropa veç po rritet

Në rrugën Bedri Gjini në Prishtinë është shembur dheu afër një punishtes ku po ndërtohet një objekt, ku dy vetura kanë rën9 në hendek, transmeton Gazeta Metro.


Qytetarët që po ndihen të rrezikuar kanë thënë se madhësia e gropës shkon deri në 7 metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë,.

Veturat që kishin qenë të parkuara kanë rënë në hendek dhe për t’i nxjerrë kanë dalë ekipet e Marimangës.

Po ashtu qytetarët kanë thënë se aty afër ka shpërthyer edhe një gyp i ujit, e këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila tha se ekipet kanë dalë për të sanuar gjendjen.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, konkretisht nga ora 05:00 e mëngjesit. Deri më tani janë lajmëruar gjashtë raste në zonën e shërbimit, rrjedhje të ujit”.

“Ekipet tash për tash janë në lagjen “Tophane” për sanim të rrjedhjes duke vazhduar me sanim edhe në rastet e tjera të lajmëruara nga qytetarët. Përgjatë skanimeve që janë lajmëruar ata do të vëzhgojnë terrenin që nëse edhe diku tjetër ka ndonjë rrjedhje t’i përfundojnë të gjitha gjatë ditës së sotme”.

Por ende nuk dihet shkaku që ka shpërthyer gypi dhe nëse lidhet me ndërtimet e objektit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë