Loading…

Shembet një ndërtesë në Turqi, ka të ngujuar në rrënoja

  • 09/11/2021 | 18:34

Shembet një ndërtesë në Turqi, ka të ngujuar në rrënoja

Pasi një ndërtesë biznesi në Malatya në Turqinë lindore u shemb, dhjetë persona mbetën të bllokuar në rrënoja dhe 13 u shpëtuan, njoftuan zyrtarët lokalë.

“Rreth njëzet persona ishin në ndërtesë në momentin e aksidentit, pak para orës 17:00 me orën lokale,” tha guvernatori i provincës së Malatya Aydin Barus në kanalin privat A Haber.

Më shumë se dy orë pas fillimit të operacioneve të shpëtimit, disa persona ishin ende të bllokuar në rrënoja, raporton kanali televiziv Haberturk.

Trembëdhjetë njerëz u shpëtuan dhe u shtruan në spital, sipas agjencisë qeveritare të menaxhimit të fatkeqësive natyrore Afad.

“Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë”, shkroi në Twitter Fahrettin Altun, zyrtari i komunikimit i presidencës turke.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, saktësoi kanali NTV. Malatya është një qytet me 450.000 banorë, 500 km në lindje të Ankarasë.

Ndërtesa njëkatëshe në një rrugë të ngarkuar në Malatya kishte dyqane të ndryshme, një restorant dhe një kafene, tha Enver Kiraz, president i degës lokale të partisë opozitare CHP, raporton AFP. Ai shtoi se disa kalimtarë janë lënduar.

Nuk dihen ende arsyet e shembjes, ndërsa Kiraz dhe mediat vendase bëjnë të ditur se në objekt po punohej.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë