Loading…

‘Shembullor’: Djali i ri mallëngjeu gjithë tribunën me gjestin e tij sportiv vëllazëror

  • 10/08/2022 | 17:16

‘Shembullor’: Djali i ri mallëngjeu gjithë tribunën me gjestin e tij sportiv vëllazëror

Një ndeshje e bejsbollit për të ri në Oklahoma u ndërpre për ca kohë për të ngushëlluar një hedhës të shqetësuar nga East Texas pasi që goditi një goditës me top në kokë. Gjesti miqësor ngriti gjithë tribunat në këmbë që duartrokitën të rinjtë, transmeton Gazeta Metro.


Xhirimi i gjithë ngjarjes që ndodhi të martën në garën Little League World Series Southwest Region Championship u bë viral në internet pasi u nda në Twitter.

Në xhirim shihet si lojtari i ri i Oklahoma po priste hedhësin. Derisa po priste ai e vëren se topi po i vinte drejt kokës, u tërheq ca por jo edhe aq sa për t’i shpëtuar goditjes në kokë.

Topi goditi atë në faqe, rrëshqiti drejt helmetës të cilën ia hoqi nga koka. Ai bie në tokë duke e mbajtur kokën në duar. Arbitri ndërpret ndeshjen për të kontrolluar të riun/

Në xhirimi goditësi shihet më pas në bazë ende me helmetë në dorë. I thërret arbitrit diçka duke i bërë me dorë drejt pirgut të hedhësit. Ai hodhi helmetën dhe niset brenda fushe.

Në xhirimi shihet si ai kishte shkuar tek hedhësi që e goditi i afrohet dhe e përqafon atë pasi vërehej qartë se ishte i shqetësuar nga incidenti. Ai dëgjohet tek i thotë “hej je duke bërë mirë”.

Jo vetëm në tribuna por edhe online ky shembull i dashamirësisë u prit njejtë.

“Shiko, ne të gjithë e dimë se Twitter mund të jetën një kanalizim përplot me sionizëm, pesimizëm dhe budallallëk të skajshëm por këta djem janë 12 vjeç! Nuk janë në ligat e mëdha. Nëse nuk shihni mirësi këtu dhe nuk i gëzoheni sportivitetit dhe dashamirësisë, jeni të pashpresë” kishte shkruar Howie Rose – gazetari sportiv amerikan.

Edhe politikanë u përfshinë, si ish sekretari i mediave të Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer. “Kjo është shumë mirë. Shumë mirë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë