Loading…

Shënohen edhe 21 viktima dhe 444 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

  • 26/01/2021 | 20:01

Shënohen edhe 21 viktima dhe 444 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar 21 të vdekur nga sëmundja COVID-19, prej të cilëve, vetëm në Tetovë janë 11 persona, të moshës nga 58 deri më 77 vjeç. Kjo është shifra më e lartë e të vdekurve brenda një ditë në këtë qytet.


Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup dhe Kavadar janë regjistruar nga dy viktima ndërsa nga një në qytetet: Kumanovë, Prilep, Shtip, Ohër, Kërçovë dhe Koçanë.

Sipas raportit të dikasterit të shëndetësisë informojnë edhe për 444 persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa numri i të shëruarve arrin në 894 persona, shumica prej të cilave janë nga Shkupi.

Të dhënat bazohen në testimin e 2,518 mostrave në laboratorët Institutit të Shëndetit Publik dhe ato të spitaleve private.

Me koronavirusin e ri deri më tani janë diagnostikuar 91.161 persona, prej tyre; 79.621 janë shëruar, 2.812 e kanë humbur jetën ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 8.728.

Sipas raportit, Maqedonia e Veriut vazhdon të shënoj ulje të numrit personave të infektuar sikur edhe i rasteve aktive, që krahasuar me periudhën nga mesi dhjetorit të vitit të kaluar e deri më tani është ulur për gati 15 mijë persona.

Ndërkohë raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik bënë të ditur se në periudhën nga 18 deri 24 janar numri i të infektuarve është ulur për 28 për qind ndërsa i të vdekurve për 12.7 për qind.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar edhe për përgjysmimin e numrit të personave të hospitalizuar nga më shumë se një mijë, në rreth 500 persona që po trajtohen në spitalet e vendit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë