Sot në Komunën e Deçanit është shënuar 40 vjetori të bashkimit politik të organizatave patriotike dhe krijimi i LPK’së, ku në mesin e themeluesve ishin mësimdhënësit, Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Drita Kuçi, Jashar Salihu dhe Avdullah Hasanmetaj, shkruan Gazeta Metro.
Nën patronazhin e kryetarit të Deçanit, është shënuar 40 vjetori i bashkimit politik të organizatave patriotike si dhe krijimi i Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK).
“Kemi mbajtur sot akademi falënderimi për lëvizjen kombëtare shqiptare me rastin e 40 vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimi i LPK-së. Po ashtu kemi bërë zbulimin e pllakës përkujtimore për mësimdhënësit atdhetarë: Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Drita Kuçi, Jashar Salihu dhe Avdullah Hasanmetaj”, ka shkruar Ramosaj.
Vlen të theksohet se në mesin e veprimtarë dhe aktivistë të viteve të 80’ta, ishte edhe një grua e guximshme, Drita Kuçi, e cila gjatë asaj kohe ishte 24 vjeçe. Ndërsa ishte profesoreshë e gjuhës shqipe në gjimnazin “Xhevdet Doda”.
Drita si aktiviste dhe veprimtare për çështjen e Kosovës, ishte burgosur në vitin 1981 nga regjimi i atëhershëm jugosllav.
E në nderë të këtyre veprimtarëve është vendosur edhe një pllakë në Gjimnazin Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, ku u fillua krijimi i LPK-së, si dhe u ndanë mirënjohje për ata që kontribuuan gjatë atyre viteve./gazetametro.net