1 dhjetori është Dita Botërore e AIDS’it, ditë kjo që në shumë pjesë të Botës shënohet duke dhënë informata për të shtuar vetëdijen për këtë sëmundje.
Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë Botën, e gjithashtu edhe në Kosovë është thirrja për aksion për të gjithë ata që me kontributin e tyre do te përkrahin luftën kundër HIV/AIDS.
Për ta shënuar këtë ditë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Njësia Menaxhuese e Projektit të Fondit Global me aktivitetet e tyre do ta shënojnë sot Ditën Botërore të HIV/AIDS në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës.
Me këtë synim janë organizuar edhe ligjërata nëpër shkolla të mesme dhe shpërndarja e fletëpalosjeve.
Po ashtu edhe organizatat KOPF dhe INTEGRA do të organizojnë aktivitete të ndryshme për shënimin e 1 Dhjetorit – Ditës Botërore të HIV/AIDS.
Numri i të infektuarve me HIV në botë është rreth 36.7 milion prej tyre femra 17.8 milion.
Rreth 1.8 milion milion janë fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Te vdekur 1.1 milion. Çdo minutë me virusin HIV infektohet nga një fëmijë.
Ndërsa në Kosovë numri i të infektuarve është 110 raste me HIV dhe AIDS (43 HIV, 67 AIDS), ndërsa numri i të vdekurve 45. /gazetametro.net