Loading…

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur

  • 27/04/2017 | 08:34

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut -Kosovë organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur i cili do të realizohet sot në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.


Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 18 vite më parë, fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur ende nuk trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës.

Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Fatkeqësisht në Kosovë nuk u kushtohet rëndësi e njejtë viktimave, pa dallim etnie, prandaj, ne organizojmë aktivitete për këtë temë dy herë në vit; në Ditën Kombëtare për të Pagjturit dhe në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme. Që nga viti 2008, YIHR KS është organizata e vetme rinore që në aktivitetet e veta e ngrit zërin edhe për viktimat jo-shqiptare të luftës.

Përkundër kërkesave të shoqërisë dhe familjarëve të personave të pagjetur, Qeveria e Kosovës u ka kushtuar rëndësi të veçantë temave të tjera por ka dështuar të fus këtë temë në dialogun e Brukselit, për shkak të mosinteresimit të palës serbe.

”Ne insistojmë që shoqëria kosovare nuk do të mund të arrij tek një paqe të qëndrueshme dhe pajtim pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur.”

Kjo njëherit është vërejtje për të gjitha Qeveritë e pasluftës, të cilat kanë neglizhuar këtë çështje.

Që nga viti 2008, kemi kërkuar përkushtim nga faktorët relevant dhe angazhim më të madh për zbardhjen e fatit të personave të pagjtur, ndonëse kemi hasur në vesh të shurdhër, kurse familjarët janë injoruar përmes deklaratave shterpe nga qeveritarët duke e trajtuar këtë çështje si krejt periferike.

Aktivistët e Nisma Ime, nuk do të ndalen në përkrahjen e tyre për familjarët e personave të pagjetur,  dhe përmes aksioneve simbolike do të mbajnë aktuale këtë temë derisa ajo të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë