Loading…

Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

  • 10/12/2016 | 09:07

Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.  Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e cila u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.


68 vite më parë kjo deklaratë lindi si përgjigjje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.

Për shënimin e kësaj dite në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka organizuar një aktivitet, në të cilën do të trajtohen tema si dhuna në shkolla, Segregimi në baza racore, qasja në edukim për personat me aftësi të kufizuara dhe disa tema tjera që lidhen po me këtë ditë./gazetametro.net/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë