Loading…

Shënohet rasti i parë në Greqi më linë e majmunit

  • 21/05/2022 | 23:13

Shënohet rasti i parë në Greqi më linë e majmunit

Në Greqi është regjistruar rasti i parë me linë e majmunit, një sëmundje ngjitëse infektive e zakonshme në Afrikë.


Kanë qenë autoritetet shëndetësore greke që dhanë alarmin për rastin e parë. Dhe sipas tyre, bëhet fjalë për një turist 29-vjeçar, i cili së bashku me partneren e tij ka udhëtuar për pushime në Kefalonia.

Ai ka shfaqur skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera, që sipas mjekëve grekë, lidhen me linë e majmunit.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore greke do të dërgojnë në laborator analizat për të konfirmuar zyrtarisht sëmundjen.

Ndërkohë, OBSH lajmëroi sot se lija e majmunit është përhapur edhe në disa shtete të tjera të Europës, si në Spanjë, Belgjikë, Francë e Gjermani.

Lija e majmunit përhapet përmes kontaktit të afërt dhe rastet më të rënda janë tek fëmijët dhe ata persona me imunitet të dobët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë