Loading…

Shënohet rekord i ri: Gruaja lind 9 fëmijët e saj me prerje cezariane

  • 07/05/2021 | 23:34

Shënohet rekord i ri: Gruaja lind 9 fëmijët e saj me prerje cezariane

Një gruaja ka lindur nëntë foshnje gjë me të cilën thyen edhe një rekord të ri botërorë, transmeton Gazeta Metro.


Halima Cisse kishte pritur të kishte shtatë fëmijë të porsalindur, mirëpo seancat me ultrazë nuk kishin arritur të dallonin edhe dy foshnje tjera.

“Të sapolindurit (pesë vajza dhe katër djem) dhe nëna po ecin mirë,” tha ministri i shëndetësisë, Dr. Fanta Siby, në një njoftim rreth lindjeve.

Foshnjat kanë lindur në Marok, ku Cisse u mor për kujdes specialist në fund të muajit mars, duke ia përcjellur çdo detaj të shtatëzanise.

“Cisse, e cila ka 25 vjet, lindi me prerje cezariane dhe mjekët u habitën kur gjetën edhe dy foshnje më shumë sesa pritej”, tha ministria e shëndetësisë.

Njoftimi i agjencisë për lindjet e suksesshme u mirëprit në mediat sociale në Mali, por disa gjithashtu i kërkuan qeverisë të përmirësojë standardin e kujdesit mjekësor në vendin e varfër të Afrikës Perëndimore, duke vërejtur shpenzimet e evakuimeve të tilla./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë