Loading…

Shënon rritje indeksi i kostos së ndërtimit në Kosovë

  • 11/09/2019 | 12:05

Shënon rritje indeksi i kostos së ndërtimit në Kosovë

Ka shënuar rritje për 1.4 për qind Indeksi i Kostos së Ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2019, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka njoftuar ka njoftuar ASK.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë’ (IKN) ) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 1.0% në tremujorin e dytë (TM2) 2019, krahasuar me TM1 2019. Ngritje më të madhe kishin kategoritë: materialet (1.0%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); dhe kostot e tjera (0.1%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me rënien e çmimeve sipas kategorive te transporti (-1.2%) dhe energjia (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 1.4%. Ngritja u vërejt kryesisht të kategoritë: materialet (0.6%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); transporti (17.8%); dhe kostot e tjera (2.1%).

Ndërsa, rënie pati energjia me (-1.2%), krahasuar me te njëjtën periudhe të vitit paraprak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë