Loading…

S’heq dorë SHBA: Raportohet për një takim tjetër për Asociacionin

  • 06/02/2023 | 22:49

S’heq dorë SHBA: Raportohet për një takim tjetër për Asociacionin

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier do ta bëjë bashkë sërish shoqrinë civile për diskutime mbi temën e Asocaicionit.


Kështu ka bërë të ditur autori i emsionit, “Politiko” Kushtrim Sadiku.

Gazetari Sadiku tha se ftesa për këtë takim është bërë zyrtarisht nga amabsadori, Hovenier dhe cikli i takimeve do të bëhet për të dëgjuar sërish shoqërinë civile për marrëveshjen e Asociacionit.

Sasdiku tha diskutimi për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe kësaj radhe nuk do të mbahet në ambasadë, por në residencën e ambasadorit Hovenier në Dragodan të Prishtinës.

Kujtojmë se më 31 janar u mbajt takimi i ftuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Ndërsa vetëm një javë më pas, kryeministri Albin Kurti ka bëri publik gjashtë kushtet e tij, për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit./Gazeta10

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë