Loading…

Shërbimi Korrektues me masa lehtësuese: Nga kjo datë lejohen vizitat familjare për të burgosurit

  • 26/05/2020 | 13:50

Shërbimi Korrektues me masa lehtësuese: Nga kjo datë lejohen vizitat familjare për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 1 qershor do të fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të SHKK’së, është bërë e ditur se secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse.

“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do  të fillojmë me pranimin e vetëm dy  (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 01 qershor 2020, do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë