Loading…

Sherifi: Mustafa është komplet i varur nga PDK’ja

  • 15/02/2017 | 00:03

Sherifi: Mustafa është komplet i varur nga PDK’ja

Anëtari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se kryeministri i vendit Isa Mustafa është komplet i varur nga partneri politik PDK-ja dhe deputetët e saj.


Sipas Sherifit, Mustafa ka humbur votat e deputetëve të vet, LDK-së, me deklaratat ndaj tyre dhe reagimet për demarkacionin. Kështu, sipas tij, ai varet krejt nga vendimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo jo.

“Nëse PDK nuk do që të shkojmë në zgjedhje, nuk ka zgjedhje. Mustafa është komplet i varur nga votat e deputetëve të PDK-së sepse votat e deputetëve të vet i ka humbur. Vetë deputetët e PDK-së flasin zi e terr për Mustafën e për koalicionin, por thonë se nuk mund ta prishin koalicionin. Nëse kreu i PDK-së, Kadri Veseli, do të shprehte vullnet për zgjedhje të parakohshme kjo do të bëhej menjëherë sepse deputetët e PDK-së nuk janë të kënaqur me koalicionin qeverisës. Po të kishte vullnet Kadri Veseli do të kishte përkrahjen e deputetëve të tij”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë