Loading…

Sherifi: Qeveritë vijnë e shkojnë, Kosova mbi të gjithë

  • 05/05/2017 | 20:51

Sherifi: Qeveritë vijnë e shkojnë, Kosova mbi të gjithë

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se vendimi i kryeministrit Mustafa për ta proceduar në Kuvend Demarkacionin, është dëshmi se për të më i rëndësishëm është pushteti se sa territori i shtetit.


Sherifi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook,  thekson se ky veprim i kryministrit tregon qartë se ai po dëshiron t’i humb Kosovës territor.

“ Qeveritë vijnë e shkojnë- Kosova mbi të gjithë! Vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për ta proceduar marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim në Kuvend vetëm disa orë pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit nga opozita dhe caktimit të seancës në të cilën në rend të ditës do të jetë Mocioni është dëshmi se për Isa Mustafën më i rëndësishëm është qëndrimi i tij në pushtet sesa territori i Kosovës! Nga ky veprim del qartë se për pushtet ai është i gatshëm të heqë dorë nga mbi 8000 hektar e territorit të Kosovës!” ka shkruar Sherifi.

Tutje, ai shkruan se deputetët e Kuvendit të Kosovës para tyre kanë një moment historik, të heqin dorë nga një pjesë e territorit apo ta rrëzojnë Qeverinë.

“ Në atë seancë deputetët do të jenë para një momenti historik: Të heqin dorë nga një pjesë e territorit të Kosovës apo të heqin qafe këtë qeveri për të shpëtuar Kosovën! Unë kam bindjen e plotë se në Kuvendin e Kosovës ka mjaftë deputet për të cilët më i rëndësishëm është territori i Kosovës se sa mandati i tyre. As që bëhet fjalë për pushtetin e Isa Mustafës! Interesi i Kosovës qëndron mbi të gjitha funksionet individuale!”, ka shkruar Sherifi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë