Loading…
Sherpa nepalez për të 23-tën herë në kulmin e botës, thyen rekordin vetanak
  • 16/05/2019 | 09:24

Sherpa nepalez për të 23-tën herë në kulmin e botës, thyen rekordin vetanak

Sherpa nepalez Kami Rita ka thyer rekordin e tij botëror duke i ngjitur për të 23-tën herë në maje të Mont Everestit, trnamseton Gazeta Metro.


Rita (49) është ngjitur në maje të kulmit të botës nga ana jugore e Mont Eeverestit në orën 7.50 sipas kohës lokale.

Khy alpinist ngjitjen e parë e ka realizuar në vitin 1994, kur ishte 24 vjeç. Njëra prej ngjitjeve të tija është bërë nga ana kineze në vitin 2016. Ai ka në plan ta pushtojë Mont Everestin së paku 25 herë, njofton agjencia spanjolle EFE.

Sezoni i ngjitjes në Everest për vitin 2019 ka filluar zyrtarisht të martën me tetë sherpa – udhërrëfyes nepalezë për ngjitje – të cilët kanë arritur deri në majë. ZSherpat përgatisin rrugën deri në maje të malit të lartë 8.848 metra për alpinistët tjerë.

Këtë sezon gati 1.000 njerëz do të tentojnë t’i pushtojnë Himalajet.

Qëkur për herë të parë Edmund Hillary e Tenzing Norgay e kanë pushtuar kulmin e botës, në Mont Everest janë ngjitur rreth 4.000 aplinistë, deri sa disa qindra sish kanë vdekur gjatë ngjitjes apo zbritjes./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë