Loading…

Sherr mes shqiptarësh dhe italianësh për 1 cigare, 7 vetë të lënduar

  • 01/01/2017 | 09:45

Sherr mes shqiptarësh dhe italianësh për 1 cigare, 7 vetë të lënduar

Nje sherr mes shqiptaresh dhe italianesh ka perfunduar me 7 persona te shtruar ne spital.


Ngjarja ka ndodhur ne Prato te Italis ne nje pike të “McDonalds”. Mësohet se zanafilla e sherrit ka qenë një shqiptar, që i ka kërkuar një punonjësi të McDonalds nje cigare.

Aty ka nisur konflikti mes tij dhe punonjesit italian. Me pas, ne ndihme te shqiptarit ka ardhur edhe miku i tij që e shoqëronte. Mediat italiane thonë se gjatë sherrit janë përdorur sende të forta, shkruan “Panorama”.

Për pasojë, kanë mbetur të lënduar 2 shqiptarët, 4 punonjesit e McDonalds dhe një kliente që u godit me shishe në kokë. Policia ka nisur procedimin e tyre.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë