Loading…

Sheshel i shkruan Trumpit, kërkon partneritet me SHBA-në

  • 10/11/2016 | 18:43

Sheshel i shkruan Trumpit, kërkon partneritet me SHBA-në

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel i ka dërguar dje një letër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën e kryetarit të radikalëve serbë drejtuar Trumpit:

“Në emër të Partisë Radikale Serbe dhe 22 deputetëve të partisë në kuvendin serb, unë kam nderin që t’ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Historia u shkrua derisa Amerika zgjodhi presidentin e saj të 45-të.

Miqësia dhe aleanca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Serbinë zgjati përgjatë dy luftërave botërore dhe luftës së ftohtë derisa Bill Clinton orkestroi agresion ilegal ndaj vendit tonë në mënyrë që ta largojë vëmendjen e publikut amerikan nga aferat e tij jashtëmartesore dhe skandaleve tjera. Si rezultat ai krijoi një narko-mafi muslimane në kuaz- shtetin e Kosovës në tokën e shenjtë të popullit serb.

Ne me të vërtet i vlerësojmë shumë dhe jemi jashtëzakonisht falenderues për kritikat tuaja ndaj bombardimeve dhe agresivitetit ndaj Serbisë që ju keni bërë në shumë raste. Kjo ishte arsyeja që ne  krijuam fushatën “ Votoni Trumpin”  në mbledhjen e kuvendit të datës 16 gusht, ditën kur Serbia u vizitua nga zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden. Si senator, Biden, sponzorizoi rezolutën në Senat dhe autorizoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara që të fillojë operacionet ajrore dhe bombardimet kundër Serbisë. Kjo ishte arsyeja pse unë kam bërë thirrje në Twitter për të gjithë vëllezërit serbë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta mbështesin fort kandidatin e partisë republikane në zgjedhjet presidenciale.

Ne kemi shpresë të madhe që pas zgjedhjes tuaj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne do ta lëmë pas këtë episod turpërues dhe do të hapim një kapitull të ri në relacionet mes dy vendeve.

Zotëri President i zgjedhur, përderisa ju do të punoni në të mirë të Amerikës dhe botës, Serbia gjithmonë duhet të shihet si aleate në realizimin e qëllimeve të paqes dhe demokracisë për të gjithë.

Në emër të Partisë Radikale dhe të gjithë patriotëve të Republikës së Serbisë më lejoni që edhe njëherë të shprehë zotimin dhe përkrahjen tonë në përpjekjet tuaja si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me respekt, Vijoslav Sheshel, PhD, President i Partisë Radikale të Serbisë. ”

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë