Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Shesheli nuk mundi të fshehë gëzimin e tij ndaj fitores së Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
“I kam ndjekur numërimet e votave gjithë natën dhe jam i lumtur që ka fituar Donald Trump”, ka thënë Shesheli duke shtuar se pret që kjo fitore të ndikojë në Serbi, shkruajnë mediat serbe, transmeton express.
Kujtojmë se Shesheli në gusht ka organizuar ecje në qytet me një koleksion të bluzave me fytyrën e Donald Trumpit.
“Votoni për Trump, votoni për të ardhmen e Serbisë. Ai është mik i Rusisë dhe një mik i popullit serbë. Ai është i sinqertë, i ndershëm, sjell paqe dhe krenari”, ka thënë Sheshel në muajin gusht.