Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian është pritur me urrejtje dhe fyrje në Parlamentin e Serbisë, nga ana e deputetëve të partisë së ultranacionalistit Vojislav Sheshelj.
Gjatë fjalimit të saj, deputetët e SNS e kanë penguar atë me rrahje të tavolinave dhe me brohoritje refuzuese për Bashkimin Europian dhe thirrje pro Rusisë, përcjell gazetametro.net.
Ata gjatë gjithë kohës sa Mogherini ka folur kanë thirrur “Serbia, Rusia, nuk na duhet Unioni”, duke aluduar në Unionin Europian.
Prezent në sallë ka qenë edhe kryeministri serb Aleksandar Vucic /gaztametro.net
Davenportovanje Federike Mogerini!!! https://t.co/7OFGdRq3QX
— Nemanja Šarović (@NemanjaSarovic) March 3, 2017